Rreth i ri i negociatave midis Iranit dhe treshes evropiane të premten në Stamboll
- Rreth i ri i negociatave për programin bërthamor iranian do të mbahet të premten në Stamboll midis Iranit dhe të a.sh treshja evropiane - Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, kumtoi Ministria iraniane e Punëve të Jashtme.
- Post By Ramize Qamili
- 07:49, 21 korrik, 2025
Teheran, 21 korrik 2025 (MIA) - Rreth i ri i negociatave për programin bërthamor iranian do të mbahet të premten në Stamboll midis Iranit dhe të a.sh treshja evropiane - Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, kumtoi Ministria iraniane e Punëve të Jashtme.
"Si përgjigje të kërkesës së vendeve evropiane, Irani ka rënë dakord të marrë pjesë në negociatat e reja", deklaroi zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Esmail Bagai.
Vendet perëndimore dhe Izraeli një kohë të gjatë kanë akuzuar Iranin se synon të zhvillojë armë bërthamore - diçka që Teherani e ka mohuar vazhdimisht, duke pretenduar se programi i tij bërthamor ka ekskluzivisht qëllime paqësore.
Më 13 qershor, Izraeli nisi sulm të papritur ndaj Iranit, me ç'rast u vranë zyrtarë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë të lidhur me sektorin bërthamor. SHBA-ja, duke mbështetur aleatin e tyre Izraelin, më 21 dhe 22 korrik kanë kryer sulme ajrore ndaj tre objekteve bërthamore iraniane.
Negociatat u pezulluan pas këtyre sulmeve, të cilat u urdhëruan nga presidenti amerikan Donald Tramp. Takimi i fundit midis Iranit dhe treshes evropiane u mbajt më 21 qershor në Gjenevë, disa orë para bombardimeve amerikane. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s