• e premte, 05 dhjetor 2025

"Rosatom": Rusia është e gatshme për bisedime me SHBA-në për derivatet bërthamore në Zaporozhje 

Moskë, 5 shtator 2025 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i korporatës shtetërore bërthamore ruse "Rosatom", Aleksej Lihaçov, sot deklaroi se kompania është e gatshme të bisedojë me korporatën amerikane "Uestinghaus" mbi çështjen e derivateve bërthamore në centralin bërthamor ukrainas, Zaporozhje.

Në qershor, Rusia kërkoi nga Agjencia ndërkombëtare të energjisë bërthamore (ANEB) të ndërmjetësonte midis Moskës dhe Uashingtonit në zgjidhjen e problemit me derivatet amerikane, të deponuar në termocentralin, i cili tani është nën kontrollin e forcave ruse.

Lihaçov potencoi se "Uestinghaus" dhe përfaqësuesit e autoriteteve amerikane më herët para Rusisë kanë ngritur çështje të lidhura me pronësinë intelektuale në lidhje me problemin me derivatet.

Ky central është centrali më i madh bërthamor në Evropë, ndërsa para pushtimit të tij nga ana e Rusisë, përdorte një lloj specifik të derivateve bërthamore, të furnizuara nga kompania amerikane "Uestinghaus". Kur Rusia mori kontrollin e centralit në vitin 2022, mbeti një sasi e konsiderueshme e këtyre derivateve. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR