• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rode: Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të pritet në fillim të vitit të ardhshëm

Rode: Liberalizimi i vizave për Kosovën mund të pritet në fillim të vitit të ardhshëm
Prishtinë, 23 shtator 2022 (MIA) - Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rode, ka shprehur besimin se heqja e vizave Shengen për qytetarët e Kosovës mund të ndodhë në fillim të vitit të ardhshëm, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Në një prononcim për televizionin e Shërbimit Transmetues Publik të Kosovës, RTK, i pyetur nëse mund të pritet liberalizimi i vizave për Kosovën vitin e ardhshëm, Rode ka thënë se "përgjigja e tij më e shkurtër nga këndvështrimi aktual është – po". "Një përgjigje pak më e gjatë është se të hënën isha me kryeministrin (e Kosovës, Albin Kurti) në Prizren... dhe aty thashë se liberalizimi i vizave është anakronizëm. E me rëndësi është deklarata e ministrave (për punë të jashtme) të Gjermanisë, Polonisë dhe Francës se duhet të ketë liberalizim të vizave për Kosovën", tha diplomati gjerman. Rode tha se është "ambasadori i fundit (në Kosovë) që do t'i përgjigjet pyetjes së liberalizimit të vizave" dhe shprehu besimin se qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në Evropë nga shkurti ose marsi i vitit të ardhshëm. Krerët e diplomacisë së të ashtuquajturit "Trekëndëshi i Vajmarit", ku bëjnë pjesë Gjermania, Franca dhe Polonia, kanë publikuar pak ditë më parë një deklaratë të përbashkët lidhur me lëvizjet gjeopolitike në Ballkan, në të cilën ndër të tjera i kërkojnë Bashkimit Evropian "për të bërë progres në lidhje me  liberalizimin e vizave për Kosovën". ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR