• e hënë, 23 dhjetor 2024

Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n, nuk ka rrezik për luftë në Ballkan

Robertson: Siguria e Kosovës është e rëndësishme për NATO-n, nuk ka rrezik për luftë në Ballkan

Prishtinë, 15 qershor 2024 (MIA) - Ish-Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson, beson se siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme për NATO-n dhe kjo është arsyeja pse Aleanca e Atlantikut të Veriut vendosi të përforcojë trupat e saj në veri të Kosovës pas ngjarjeve të fundit në atë zonë të banuar me shumicë serbe.

Xhorxh Robertson, ka deklaruar se e dënon pa rezerva sulmin terrorist të ndodhur vitin e kaluar në Banjskë të Zveçanit dhe ka kërkuar që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Robertson e thekson nevojën që të ketë një fund të dhunës në rajon dhe të ndryshojë imazhi i Ballkanit Perëndimor nga të qenit një zonë problematike në diçka që kontribuon në sigurinë më të gjerë evropiane. 

Për këtë arsye, ai nënvizon se siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme për perëndimin dhe NATO-në. Megjithëse thotë se s’ka rrezik të një lufte të re në rajon, ai ngrit shqetësimin se nëse Rusia ka sukses në agresionin ushtarak ndaj Ukrainës, atëherë Ballkani Perëndimor do të jenë një zonë tjetër ku presidenti rus, Vladimir Putin do të bëjë telashe. 

Robertson i cili ka qenë ministër i Mbrojtjes së Britanisë së Madhe gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s në Kosovë, thotë se siguria në Kosovë dhe rajon do të ketë rëndësi në të ardhmen, pasi do të sjell më shumë investime dhe ngritje të kapitalit për brezin e ri.

Sipas tij, Ballkani Perëndimor ka potencial të madh, andaj vendet perëndimore duan të shohin përfundimisht në fund të dhunës në këtë zonë.

Ai thekson se pavarësisht tensioneve momentale, nuk ekziston një rrezik i luftës në Ballkanin Perëndimor, mirëpo sipas tij, Rusia po ndërhyn në rajon përmes luftës kibernetike. 

Duke folur për aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO, Robertson thotë se anëtarësimi i plotë në i Kosovës në NATO, do të sillte paqe të qëndrueshme në rajon.

Megjithatë, ai thotë se anëtarësimi tashmë është çështje e strukturave aktuale të aleancës më të madhe ushtarake veri-atlantike.  mb/

 

QËNDRONI TË LIDHUR