Robert F.Kenedi i Riu merret në pyetje në Senatin e SHBA-së për shkak të politikave të tij për vaksinimin
- Ministri amerikan i Shëndetësisë, Robert F.Kenedi i Riu është marrë ashpër në pyetje në Senat për menaxhimin e tij me agjencitë shëndetësore, veçanërisht në lidhje me politikat e vaksinimit dhe ndryshimet në punën e institucioneve.
- Post By Ramize Qamili
- 08:31, 5 shtator, 2025
Uashington, 5 shtator 2025 (MIA) - Ministri amerikan i Shëndetësisë, Robert F.Kenedi i Riu është marrë ashpër në pyetje në Senat për menaxhimin e tij me agjencitë shëndetësore, veçanërisht në lidhje me politikat e vaksinimit dhe ndryshimet në punën e institucioneve.
Në marrjen treorëshe në pyetje, demokratët akuzuan Kenedin se gënjen dhe se e kufizon qasjen e amerikanëve deri tek vaksinat, ndërsa njëkohësisht edhe disa senatorë republikanë shprehën shqetësime.
Marrja në pyetje erdhi një javë pasi Kenedi shkarkoi drejtoreshën e Qendrës për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC), Suzan Monarez, pas një përplasjeje rreth politikave të vaksinimit.
Nga marrja e funksionit në shkurt, Kenedi ka bërë një sërë ndryshimesh që kanë alarmuar ekspertët e shëndetësisë. Në qershor, ai shkarkoi të gjithë anëtarët e këshillit të pavarur për vaksina, i cili jep rekomandime për imunizimin. Anëtarët e rinj, të emëruar nga Kenedi, përfshijnë edhe kritikues të njohur të vaksinave, gjë që ka shkaktuar shqetësim serioz në mesin e opinionit ekspert. rq/bsh/
Foto: EPA