• e hënë, 23 dhjetor 2024
Rikonstruktohet parku në Saraj
Shkup, 25 nëntor 2022 (MIA) - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, e kanë vizituar parkun në Saraj, ku sot filluan aktivitetet për rindërtimin e terreneve sportive. “Ky projekt realizohet me kërkesë të qytetarëve, me çka mundësohet që të gjithë vizitorëve të parkut në Saraj të mund të argëtohen në terrenet sportive tërësisht të rikonstruktuara”, njoftuan Qyteti i Shkupit. Në parkun e Sarajit janë rikonstruktuar gjashtë fusha sportive, tre për futboll, dy për basketboll dhe një për tenis, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 4000 metra katrorë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR