• e diel, 22 dhjetor 2024

Rezultatet nga regjistrimi në Bullgari tregojnë se 84 për qind janë bullgarë, 8.4 për qind turq, ndërsa 4.4 për qind romë

Rezultatet nga regjistrimi në Bullgari tregojnë se 84 për qind janë bullgarë, 8.4 për qind turq, ndërsa 4.4 për qind romë
Sofje, 24 nëntor 2022 (MIA) - Instituti kombëtar i statistikave të Bullgarisë ka njoftuar se 5.118.494 persona i përkasin grupit etnik bullgar, që është 84.6 për qind e të cilëve janë përgjigjur në pyetjen për përkatësinë etnike në regjistrimin e shtatorit të vitit 2021, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Krahasuar me vitin 2011 është një rënie prej 0.2 përqindëve. Se i përkasin grupit etnik turk në Bullgari janë prononcuar 508.378, ose 8,4 për qind - një rënie prej 0.4 përqindëve në dhjetë vitet e fundit kur u krye regjistrimi i mëparshëm. Grupi i tretë etnik më i madh në Bullgari janë romët. Të tillë janë deklaruar 266.720, ose 4.4 për qind – një rënie prej 0.5 përqindëve. 79.006 persona (1.3 për ind) deklaruan se i përkasin grupeve të tjera etnike. Nuk mund të vetëpërcaktohen 15.746 (0.3 për qind) persona. Në qytetet e Bullgarisë jetojnë 77.5 për qind e bullgarëve, 38.4 për qind e turqve dhe 51.0 për qind e grupit etnik romë. Plakja e popullsisë në Bullgari i prek më së shumti personat nga komuniteti etnik bullgar 25,0 për qind, grupi etnik turk është 19,8 për qind, ndërsa romët 7,3 për qind. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR