• e hënë, 23 dhjetor 2024

Revizorë: Plani i BE-së prej 1,5 miliardë euro për përforcimin e industrisë evropiane mbrojtëse është shumë i vogël

Revizorë: Plani i BE-së prej 1,5 miliardë euro për përforcimin e industrisë evropiane mbrojtëse  është shumë i vogël

Bruksel, 3 ntetor 2024 (MIA) - Plani i BE-së prej 1,5 miliardë eurove për përforcimin e industrisë evropiane mbrojtëse është shumë i vogël krahasuar me sfidat që i paraqet Rusia dhe armatimi i Ukrainës, deklaruan revizorët e BE-së.

"Shpenzimet e propozuara prej 1,5 miliardë eurove së bashku me periudhën dyvjeçare të implementimit ndoshta nuk do të përgjigjen në objektivat ambicioze", publikoi Gjykata Evropiane e Revizorëve (ESA), e cila i analizon programet e BE-së.

Blloku prej 27 kombeve përpiqet ta rrisë prodhimin e saj të armëve pasi që Moska e filloi pushtimin e saj gjithpërfshirës ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Por edhe krahas një përmirësimi të caktuar, prodhimi i armëve të BE-së mbetet shumë prapa asaj të Rusisë dhe industria lufton të sigurojë mjaftueshëm që ta armatosë Kievin dhe t'i ndërtojë forcat e BE-së.

Brukseli flloi një sërë programesh pas pushtimit të Moskës, qëllimi i së cilës ishte rritja e prodhimtarisë së industrisë mbrojtëse të BE-së.

I fundit prej tyre ishte Programi i propozuar evropian i Industrisë së mbrojtjes (EDIP) prej 1,5 miliardë eurosh, i zbuluar në mars për të mbështetur blerjet e përbashkëta të armëve nga shtetet e BE-së dhe investimet nga firmat për të rritur kapacitetin.

Zyrtarët evropianë janë ankuar tashmë se paratë e përfshira janë të pamjaftueshme nëse BE-ja vërtet dëshiron të bëjë përparim në përpjekjet e saj për të nxitur industrinë.

"Është e rëndësishme, mund të ketë një ndikim. Por unë do të doja të shihja shifra shumë më të larta", tha muajin e kaluar Andrius Kubilius, i cili është emëruar komisar i ri i mbrojtjes së BE-së.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen ka vlerësuar se bllokut do t'i duhet të investojë 500 miliardë euro gjithsej në mbrojtje gjatë dekadës së ardhshme.

Vendet-anëtare të BE-së kanë rritur shpenzimet e tyre për mbrojtjen që nga pushtimi, por përpjekjet qendrore nga Brukseli nuk kanë arritur të mbajnë ritmin. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR