• e premte, 04 tetor 2024

"Republika Nagorno Karabah" nuk do të ekzistojë nga fillimi i vitit 2024

Erevan, 28 shtator 2023 (MIA) - Republika e vetëshpallur Nagorno-Karabah, të cilën armenët e quajnë Arcah, nuk do të ekzistojë nga 1 janari i vitit 2024, kumtoi sot qeveria separatiste.

Presidenti i Republikës Armene Nagorno-Karabah, Samvel Shahramanian, nënshkroi dekret për shpërbërjen e të gjitha institucioneve shtetërore deri më 1 janar të vitit 2024, thuhet në komunikatën e autoriteteve armene në Karabah, duke shtuar se nga kjo ditë republika do të ndalojë së ekzistuari.

Në dekret theksohet edhe se popullata lokale duhet "të njoftohet me kushtet për riintegrimin që i prezanton Republika e Azerbajxhanit" dhe të marrë "vendim të pavarur dhe idividual" nëse do të qëndrojë ose do ta braktisë rajonin.

Për Azerbajxhanin dhe shefin e shtetit Ilham Aliev, rezultati është ripërtëritje triumfale e sovranitetit mbi rajonin, i cili është ndërkombëtarisht i njohur si pjesë e territorit të vendit, por shumica etnike armene lufton për pavarësi në luftën në vitete e 1990-të, komentojnë një pjesë e mediave perëndimore.

Në të njëjtën kohë, më shumë se gjysma e banorëve armenë të Nagorno-Karabah janë larguar tashmë për në Armeni. Sipas shifrave të fundit, 70.500 njerëz nga Nagorno-Karabah kanë kaluar në vend - më shumë se gjysma e 120.000 armenëve etnikë. Analiza e situatës tregon se në ditët në vijim nuk do të mbetet asnjë armen në Nagorno-Karabah.

Kryeministri armen, Nikol Pashinian, siç raporton “Gardian”, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime specifike kundër Azerbajxhanit. “Nëse deklaratat nuk pasohen nga zgjidhjet e duhura politiko-juridike, dënimet dhe qortimet bëhen akte të pëlqimit për atë që po ndodh”, tha ai.

Nga ana tjetër, Azerbajxhani pretendon se nuk ka të bëjë me vendimin e armenëve vendas nga rajoni i Karabahut të Azerbajxhanit për t'u shpërngulur në Armeni ose në një vend tjetër, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme në Baku. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR