• e hënë, 23 dhjetor 2024

REL: SHBA-ja kërkon nga Prishtina urgjentisht të fillojë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

REL: SHBA-ja kërkon nga Prishtina urgjentisht të fillojë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Prishtinë, 9 nëntor 2022 (MIA) - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri Hovenier, kërkoi nga autoritetet në Prishtinë urgjentisht të fillojnë me aktivitetet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në pajtim me marrëveshjen që është arritur në të kaluarën në negociatat midis Kosovës dhe Serbisë.

Servisi në gjuhën shqipe i Radio Evropa e Lirë (REL) njoftoi se Hovenier sot në takim me gazetarët në Prishtinë e ka përsëritur kërkesën drejtuar Qeverisë së Albin Kurtit për ta shtyrë zbatimin e vendimit për zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ndalojë ndëshkimin (qytetarët serbë në veri të Kosovës), të shtyjë për dhjetë muaj afatin e ri-regjistrimit të automjeteve dhe të fillojë urgjentisht negociatat për themelimin e Asociacionit", e citon REL-ja ambasadorin amerikan.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, deklarata e Hovenier vijoi disa ditë pasi partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista serbe (LS), njoftoi se serbët do të largohen nga institucionet shtetërore dhe lokale, duke i përfshirë Kuvendin, Qeverinë, komunat, policinë, gjykatat etj., në shenjë proteste për shkak të vendimit për targat.

Përveç SHBA-së edhe Brukseli zyrtar kërkojnë shtyrje të vendimit për ndërrimin e targave, por Kurti vazhdon t'i refuzojë kërkesat e tyre.

Partitë opozitare të shqiptarëve të Kosovës gjithashtu insistojnë që Qeveria të bashkëpunojë ngushtë dhe t'i koordinojë veprimet me Departamentin amerikan të shtetit dhe me strukturat e sigurisë së SHBA-së, si dhe me aleatët nga Bashkimi Evropian. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR