• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Rekomandimi për lirimin nga puna të grupeve të qytetarëve të rrezikuar vazhdohet deri më 27 korrik

Rekomandimi për lirimin nga puna të grupeve të qytetarëve të rrezikuar vazhdohet deri më 27 korrik
Shkup, 22 korrik 2022 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme t 64-të, në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, e ndryshoi Vendimin lidhur me rekomandimet lidhur me temperaturat e larta të motit, me çka rekomandimi për lirimin nga obligimet e punës të grupeve të rrezikuara të qytetarëve, ndër të cilët edhe gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare, vazhdon të vlejë në periudhën deri më 27 korrik. "Sipas informacioneve të marra nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, si në shtet, temperatura të larta priten edhe në ditët në vijim pas 24 korrikut. Qeveria solli vendim për ndryshimin e konkludimit nga seanca paraprake, e cila kishte të bëjë me lirimin e disa kategorive të personave nga obligimet e punës nga 21 deri më 24 korrik të vitit 2022, me atë që ky afat është vazhduar deri më 27 korrik të vitit 2022. Rekomandimi për lirim nga obligimet e punës në periudhën nga 27 korrik ka të bëjë me grupet e rrezikuara të qytetarëve, midis të cilëve edhe gratë shtatzëna dhe personat mbi moshën 60 vjeçare", informon pres-shërbimi qeveritar. Siç theksojnë në kumtesë nga ky vendim, në harmonizim me udhëzimet e Avokatit të popullit, përjashtohen personat me sëmundje kronike. "Masat tjera për mbrojtjen e qytetarëve nga moti i ngrohtë, të sjella në seancën e 63-të qeveritare mbesin të vlefshme", shtojnë në kumtesë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR