Rasti i parë i lisë së majmunëve në Qipro

Nikozi, 2 gusht 2022 (MIA) – Në Qipro është regjistruar rasti i parë i lisë së majmunëve në vend dhe bëhet fjalë për një 40-vjeçar i cili ka udhëtuar jashtë vendit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga Ministria e Shëndetësisë e Qipros kumtuan se rasti u konfirmua pas një ekzaminimi laboratorik molekular në laboratorin e mikrobiologjisë të spitalit të përgjithshëm në Nikozi dhe menjëherë janë zbatuar protokollet përkatëse.
Personi është shtruar në një ambient të veçantë të spitalit dhe gjendja e tij po ndiqet. ar/