• e premte, 05 dhjetor 2025

Raporti: Rritja e shpenzimeve të NATO-s në mbrojtje mund të ngadalësohet këtë vi

Raporti: Rritja e shpenzimeve të NATO-s në mbrojtje mund të ngadalësohet këtë vi

Извештај: Зголемувањето на потрошувачка за одбрана на НАТО може да се забави годинава

Bruksel, 28 gusht 2025 (MIA) - Aleatët evropianë të NATO-s dhe Kanadaja mund të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në vitin 2025 me më pak se vitin e kaluar, sipas raportit për vlerësimin e shpenzimeve të publikuar sot nga aleanca perëndimore e mbrojtjes.

NATO pret që shpenzimet e mbrojtjes nga vendet-anëtare evropiane dhe Otava të rriten me 15,9 për qind në vitin 2025, për të arritur një total shpenzimesh prej 559 miliardë dollarësh, pas një rritjeje vjetore prej 18,6 për qind në vitin 2024.

Kjo do të thotë se Evropa dhe Kanadaja do të vazhdojnë të mbeten ndjeshëm mbrapa SHBA-së, me shpenzime të pritura për mbrojtje prej 845 miliardë dollarë në vitin 2025, sipas të dhënave të NATO-s.

Megjithatë, numrat përfundimtar për vitin 2025 mund të ndryshojnë ende, transmetoi DPA.

Shpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë për vitin aktual vlerësohen në dy për qind të bruto prodhimit vendor (BPV) në një raport të NATO-s, megjithëse Berlini është zotuar të shpenzojë 2,4 për qind të BPV-së.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, në qershor publikoi se të gjitha vendet anëtare, përveç Islandës, planifikojnë të shpenzojnë të paktën dy për qind të BPV-së për mbrojtje këtë vit.

Kjo do të thoshte se aleatët e NATO-s arritën qëllimet e tyre prej dy për qind për vitin 2024, i cili u ra dakord fillimisht në vitin 2014, me një vit me vonesë.

Gjithashtu, në qershor, vendet e NATO-s ranë dakord, nën presionin e presidentit amerikan, Donald Tramp, që në të ardhmen të paktën 3,5 për qind e BPV-së të investohet në mbrojtje.

Përveç kësaj, 1,5 për qind e tjera duhet të shpenzohen për shpenzime që lidhen me mbrojtjen, siç është infrastruktura, për të arritur një kuotë totale prej pesë përqind të BPV-së. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR