Raporti i KB-së thotë se nuk ka lidhje midis autoriteteve siriane dhe Al Kaedës
- Vëzhguesit e sanksioneve të KB-së këtë vit nuk gjetën "lidhje aktive" midis Al Kaedës dhe grupit islamist që udhëhoqi qeverinë e përkohshme të Sirisë, thuhet në publikimin e raportit të KB-së.
- Post By Ramize Qamili
- 08:39, 11 korrik, 2025
Nju-Jork, 11 korrik 2025 (MIA) - Vëzhguesit e sanksioneve të KB-së këtë vit nuk gjetën "lidhje aktive" midis Al Kaedës dhe grupit islamist që udhëhoqi qeverinë e përkohshme të Sirisë, thuhet në publikimin e raportit të KB-së.
Raporti, i cili pritet zyrtarisht të publikohet më vonë këtë muaj, sipas të gjitha gjasave do të mbështet presionin e pritur të SHBA-së për heqjen e sanksioneve të KB-së ndaj Sirisë.
Hajat Tahrir al-Sham (HTS) është ish-degë e Al Kaedës në Siri, e cila u shkëput prej saj në vitin 2016. Lëvizja, e njohur më parë si Fronti Nusra, e ka udhëhequr kryengritjen, me të cilën u rrëzua nga pushteti presidentin sirian Bashar al-Asad në një ofensivë masive në dhjetor, ndërsa lideri i HTS-së, Ahmed al-Shara, u bë presidenti i përkohshëm i vendit.
Raporti vjen në kohën kur diplomatët presin që SHBA-ja të kërkojë nga Kombet e Bashkuara të heqin sanksionet ndaj HTS dhe Sharas, të cilët deklaruan se duan të ndërtojnë një Siri gjithëpërfshirëse dhe demokratike.
"Shumë persona në nivelin taktik kanë qëndrime ekstreme nga Shara dhe ministri i Punëve të Brendshme, Anas Hatab, të cilët në përgjithësi shihen si më shumë pragmatikë sesa të motivuar ideologjikisht", thuhet në raportin e KB-së. Ai mbulon vëzhgimet për gjashtë muajt deri më 22 qershor dhe mbështetet në kontributet dhe vlerësimet nga vendet-anëtare të KB-së.
HTS është lëndë e sanksioneve të KB-së që nga maji i vitit 2014, duke përfshirë ngrirje globale të mjeteve dhe embargo për armë. Janë vendosur sanksione edhe ndaj shumë anëtarëve të grupit, duke përfshirë ndalesa për udhëtime dhe ngrirje të fondeve, ndër të cilët edhe për Sharën, i cili u sanksionua në korrik të vitit 2013. rq/
Foto: Uikipedia