• e premte, 22 nëntor 2024

Rama: Të rinjtë të mos paguajnë për hyrje në Britani, por të investojnë në atdhe

Rama: Të rinjtë të mos paguajnë për hyrje në Britani, por të investojnë në atdhe
Tiranë, 8 nëntor 2022 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë vizitës së tij në Komunën e Kamzës u ka bërë thirrje të rinjve që të mos shpenzojnë 10 mijë stërlina për të ikur me gomone në Britaninë e Madhe, por këto para t’i investojnë në vendin e prindërve të tyre, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Tirana. Ai theksoi se çdo i ri shqiptar, nëse i përkushtohet më shumë punës, do të fitojë më shumë se në Britaninë e Madhe, duke iu referuar shqiptarëve që merren me punë të ndershme dhe jo me krim. "Paratë që i shpenzoni në Angli, investoni në vendin e babait dhe gjyshit tuaj dhe ju siguroj se do të fitoni më shumë se atje. Flas gjithmonë për ata që bëjnë punë të ndershme, jo për ata që merren me krim", tha Rama. Të rinjtë shqiptarë po largohen masivisht nga vendi, kryesisht nga pjesa veriore, të cilët për shuma të larta parash kalojnë ilegalisht nga Franca në territorin britanik, me gomone përmes La Manshit. Vetëm këtë vit numri i tyre i kalon 12 mijë dhe vala e migrimit nuk po zbutet. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR