• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama: Samiti i NATO-s në Vilnus me rëndësi kyçe, Shqipëria është e gatshme që të angazhojë ushtarë shtesë

Rama: Samiti i NATO-s në Vilnus me rëndësi kyçe, Shqipëria është e gatshme që të angazhojë ushtarë shtesë

Tiranë, 9 korrik 2023 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e cilëson vendimtar samitin e NATO-s që do të mbahet në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, më 11 dhe 12 korrik, duke shtuar se në samitin e NATO-s, në Vilinus, Shqipëria do të rikonfirmojmë përkushtimin e palëkundur ndaj NATO-s.

“Ne mezi presim samitin vendimtar të NATO-s në Vilnius. Në Vilnius, ne do të rikonfirmojmë përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj NATO-s, sigurinë e aleatëve tanë në krahun lindor, luftën e drejtë të popullit ukrainas dhe vetë nevojën për stabilitet dhe fokus në Ballkanin Perëndimor", ka shkruar Rama në Tuiter.

Kryeministri njofton se në dekadën e fundit, Shqipëria ka rritur shpenzimet e mbrojtjes nga 1.35 për qind në 1.76 për qind të BPV-së.

“Megjithatë, në momente si kjo, nevojitet më shumë. Prandaj, kam ngarkuar Ministrinë e Mbrojtjes që të arrijë objektivin prej 2 për qind deri në vitin 2024. Edhe pse nuk jemi ndër anëtarët e pasur të NATO-s, ne besojmë se objektivi prej 2 për qind është dyshemeja dhe jo tavani i angazhimit tonë. Në Vilnius, Shqipëria do të paraqesë vullnetin e saj për t'u angazhuar më tej. Ne gjithashtu do të njoftojmë se, nëse është e nevojshme, Shqipëria është e gatshme të angazhojë trupa shtesë për të forcuar praninë përpara të NATO-s”, shkruan Rama në Tuiter.

“Së bashku jemi më të fortë dhe vetëm së bashku mund të mbizotërojmë në këtë moment shumë përcaktues për atë që besojmë; për hir të brezave që do të vijnë”, ka shkruar ai.

Kryeqyteti i Lituanisë ka nisur përgatitjet për të pritur Presidentin e SHBA, Xho Bajden dhe anëtarë të tjerë të aleancës, ndërsa samiti i NATO-s mbahet në një kohë kur pushtimi rus në Ukrainë vijon. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR