Rama në Vlorë u takua me Ivanka Trampin dhe një grupi arkitektësh
- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur mbrëmë në Vlorë, ku darkoi me Ivanka Tramp, vajzën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.
- Post By Melahat Baftija
- 11:10, 22 janar, 2026
Tiranë, 22 janar 2026 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur mbrëmë në Vlorë, ku darkoi me Ivanka Tramp, vajzën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë.
ATSH transmeton se në fokus të bisedimeve besohet se janë projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizionin urbanistik në zonën e Vlorës.
Ivanka Tramp dhe Xhared Kushner kanë shfaqur interes më herët për projekte zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.
Pas darkës, Rama dhe Ivanka Tramp kanë qëndruar për disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.
Më pas, mediat bëjnë të ditur se Ivanka Tramp është larguar me automjet, së bashku me Kryeministrin Rama, në drejtim të Orikumit.
Dhëndri i presidentit Tramp, Xhared Kushner nuk ka qenë pjesë e darkës. Ai ka qenë në Vlorë disa orë gjatë paradites dhe më pas është larguar për në Davos.
Ivanka Trump mbërriti sot paradite në qytetin bregdetar të Vlorës, e shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga Policia, teksa mësohet se qëndroi në një nga hotelet në zonën e “Ujit të ftohtë”.
Siç raportojnë korrespodentët e medieve, Ivanka Tramp vizitoi zonën e Novosellës dhe më pas edhe Zvërnecin. Gjithashtu, në itinerarin e saj ka qenë edhe zona bregdetare e njohur si Porto Novo. mb/
Foto: MIA