• e premte, 22 nëntor 2024

Rama në mbrojtje të Kurtit: Nuk mund ta sulmoni sepse sillet si kryeministër

Rama në mbrojtje të Kurtit: Nuk mund ta sulmoni sepse sillet si kryeministër
Tiranë, 25 nëntor 2022 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qëndroi në mbrojtje të kolegut të tij kosovar, Albin Kurti pas akuzave ndaj tij pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për problemin me targat.
Në një kumtim në Tuiter, ai thotë se Albin Kurti nuk mund të sulmohet për marrëveshjen, e cila është "adekuate dhe falë së cilës u evitua eskalimi i situatës".
Sipas Ramës, Kurti nuk mund të akuzohet sepse sillet si kryeministër.
"S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!", shkruan Rama në Tuiter.
Sipas mediumeve shqiptare, kryeministri Kurti u përball me një sërë akuzash pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë për targat.
"Aktivistë të Partisë socialdemokrate, në mënyrë simbolike e gjuajtën me qershi para ndërtesës së Qeverisë ku duhej ta prezantonte buxhetin për vitin 2023. Ata gjuanin qershi ndaj Kurtit, i cili më pas hyri në ndërtesë përmes hyrjes së fshehtë, i shoqëruar nga sigurimi", lajmëruan mediumet shqiptare. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR