• e shtunë, 23 nëntor 2024

Rama do t'i drejtohet Këshillit të Evropës për raportin e Dik Martit

Rama do t'i drejtohet Këshillit të Evropës për raportin e Dik Martit
Tiranë, 12 tetor 2022 (MIA) - Pas vizitës së djeshme të papritur në Turqi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot ndodhet në Strasburg. Ai do t'i drejtohet Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, ku do të kërkojë të rishqyrtohet rezoluta 1782 e vitit 2011 apo ajo që përndryshe quhet raporti i Dik Martit. Shqipëria do të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave për tregti me organe njerëzore gjatë luftës në Kosovë, që janë në raportin e senatorit zviceran. Shefi i qeverisë shqiptare do të mbajë fjalim 60-minutësh para anëtarëve të Këshillit. Më 21 korrik, Parlamenti i Shqipërisë unanimisht, me 125 vota "për" e votoi rezolutën që duhet ta prezantojë Rama. Rezoluta i ën thirrje Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës të miratojë raport të njëpasnjëshëm, e më pas edhe ndryshim të raportit të vitit 2011, ku thëniet për tregtinë ilegale me organe njerëzore në Shqipëri dhe Kosovë janë shpallur të pabaza. Raporti i përgatitur nga Dik Marti dhe miratuar nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës, pohon se prijësit e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës kanë qenë të përfshirë në tregtinë me organe njerëzore gjatë luftës në vitin 1998-1999. Ndërkaq, më 10 gusht Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës i drejtoi një notë verbale selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg. Aty u theksua se pretendimet e raportit të Dick Martit, edhe pas 11 vjetësh hetime, nuk janë provuar dhe nuk bazohen në fakte. Më herët, Rama kishte deklaruar në Bruksel se mbështetja e atij raporti ishte një "faqe turpi" për Këshillin e Evropës, teksa ka kërkuar që t’u kërkohet falje shqiptarëve për këtë raport. Nën akuzën për krime të kryera të luftës në Hagë është një pjesë e kryesisë së UÇK-së, mes të cilëve edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ata më 25 maj i vizitoi Rama ndërsa më 29 shtator edhe ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko. Udhëtimin e përbashkët, me aeroplanin e tij privat e organizoi ish-presidenti i Kosovës dhe njëri ndër shqiptarët më të pasur, Bexhet Pacolli. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR