• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rama është zgjedhur nënkryetar i Internacionales socialiste, kryetar është Sançez

Rama është zgjedhur nënkryetar i Internacionales socialiste, kryetar është Sançez
Tiranë, 27 nëntor 2022 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, njëherit edhe kryetar i Partisë Socialiste është zgjedhur për nënkryetar të Internacionales socialiste. Informacionin e kumtoi sekretari i përgjithshëm i Partisë socialiste, Damian Gjiknuri. “Kryeministri, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama rizgjidhet për një mandat tjetër zv.President i Internacionales Socialiste. Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste votëbesoi në detyrën e Presidentit kryeministrin e Spanjës Pedro Sançez që mori vlerësimin edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve të botës”, shkruan Gjiknuri. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR