• e shtunë, 23 nëntor 2024

Raisi apelon për zgjidhje diplomatike për Sirinë

Raisi apelon për zgjidhje diplomatike për Sirinë
Teheran, 19 korrik 2022 (MIA) – Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi në takimin në Teheran me presidentin e Rusisë dhe të Turqisë. Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan bënë thirrje për zgjidhje diplomatike për luftën qytetare në Siri. "Me rëndësi është që të garantohet integriteti territorial dhe të lejohet që populli sirian të vendosë për fatin e tij politik", theksoi Raisi. Ai shtoi se një qëllim tjetër i përbashkët është lufta kundër terrorizmit. Irani, Rusia dhe Turqia edhe në vitin 2017 në Astana kanë biseduar për të ardhmen e Sirisë. Rusia dhe Irani e mbështesin presidentin sirian Bashar al Asad, ndërsa Turqia është aleate me opozitën. Ankaraja me javë të tëra paralajmëron ofensivë të re në veri të Sirisë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR