• e hënë, 23 dhjetor 2024

Radev: Mandati i tretë për qeverinë e re bullgare do të ndahet pas Vitit të Ri

Radev: Mandati i tretë për qeverinë e re bullgare do të ndahet pas Vitit të Ri
Sofje, 21 nëntor 2022 (MIA) - Mandati i tretë për formimin e Qeverisë së re bullgare do të ndahet pas Vitit të Ri, që të ketë zgjedhje në  Bullgari në muajin mars, pralajmëroi presidenti bullgar Rumen Radevi në konsultimet me “Bullgarinë Demokratike”, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Radevi shfaqi shpresë se nuk do të vihet deri në një situatë të tillë, duke komentuar se ka thirrje nga qarqe të ndryshme në Bullgari   që menjëherë të ndahen mandatet për të formuar menjëherë Qeverinë e re bullgare. Vetë tha se pas zgjedhjeve të 2 tetorit është udhëhequr nga dy qëllime kryesore. Qëllimi i parë është të bëjmë gjithçka që është e mundur që të  formohet Qeveria e rregullt bullgare  dhe të lihet kohë për dialog, si dhe  t'u jepet kohë partive  që të largohen nga retorika agresive parazgjedhore dhe të miratojnë ligje të rëndësishme. Qëllimi i dytë i rëndësishëm, shtoi, është që  konsultimet  dhe dorëzimi i mandateve të organizohen  në atë mënyrë që nëse nuk formohet Qeveria e re bullgare, zgjedhjet e parakohshme në Bullgari të mos jenë në periudhën më të vështirë - janar dhe shkurt. Dhe kjo kërkon një shtyrje të caktuar Radevi shfaqi shpresë se nuk do të arrihet deri në ndarjen e  mandatit të tretë, por në mandatin e parë apo të dytë do të formohet qeveria e rregullt. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR