• e hënë, 23 dhjetor 2024

Radev dhe Erdogan diskutuan për aspektet humanitare të luftës në Ukrainë

Radev dhe Erdogan diskutuan për aspektet humanitare të luftës në Ukrainë
Sofje, 4 prill 2022 (MIA) - Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, kumtoi shërbimi për shtyp i Radevit. Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, Radev i bëri thirrje homologut të tij turk Erdogan që të koordinojë aktivitetet për evakuimin e ekuipazheve bullgare dhe turke në anijet e bllokuara në portet ukrainase në detin Azov dhe Detin e Zi, para se të arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë. Aktualisht ka dy anije bullgare të bllokuara në territorin ukrainas - "Rozhen" në portin Çernomorsk në Detin e Zi dhe "Carevna" në portin Mariupol në Detin Azov. Të dy diskutuan për përpjekjet e përbashkëta dhe në kohë për të tërhequr detarët bullgarë dhe turq nga zona e luftës në Ukrainë. Në bisedimet me Erdoganin, Radev shprehu dëshirën e Bullgarisë për një partneritet të zgjeruar energjetik dhe sigurimin e furnizimeve alternative të energjisë nga Turqia ndërsa konflikti në Ukrainë thellohet. Radev përgëzoi presidentin turk Erdogan për përpjekjet e tij diplomatike për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e konfliktit ushtarak në Ukrainë. Radev dhe Erdogan e komentuan faktin se shkëmbimi tregtar ekonomik bullgaro-turk prej 6,5 miliardë dollarësh nuk plotëson mundësitë dhe ka potencial të madh për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, investime të ndërsjella, energji dhe siguri. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR