• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria gjermane e miratoi planin për liberalizimin e rregullave për kanabis

Qeveria gjermane e miratoi planin për liberalizimin e rregullave për kanabis

Berlin, 16 gusht 2023 (MIA) - Qeveria gjermane e ka miratuar sot planin për liberalizimn e rregullave për kanabis, që është hapi i parë drejt dekriminalizimit të posedimit të sasive të kufiziuara të kanabisit dhe mundëson që anëtarët e "klubit të kanabisit" ta blejnë për qëllime rekrative.

Propozim-ligji që e miratoi Qveria duhet të miratohet edhe nga Parlamenti, ndërsa Ministria e Shëndetësisë pret që ligji të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.

Sipas propozimit që paradokohe e publikoi ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbah, do të legalizohet posedimi deri në 25 gram për qëllime rekreative, ndërsa undividë do të mund të vetë ta kultivojnë deri në tre bimë.

Gjermanëve mbi 18 vjeç do t'u lejohet të kyçen në "klube për kanabis" joprofitabile, nga të cilat secili do të mund të ketë më së shumti 500 anëtarë, ndërsa anëtarësimet e shumëfishta në klube do të jenë të ndaluara. Ato klube do të mund të kultivojnë kanabis për nevoja personale të anëtarëve të tyre. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR