Qeveria e re e Perusë do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në Lima pas valës së dhunës
- Qeveria e re peruane mbrëmë publikoi se ka ndërmend të shpall gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Lima, pas demonstratave masive në të cilën një person humbi jetën, ndërsa më shumë se 100 u lënduan.
- Post By Ramize Qamili
- 14:04, 17 tetor, 2025
Lima, 17 tetor 2025 (MIA) - Qeveria e re e Perusë mbrëmë publikoi se ka ndërmend të shpall gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin Lima, pas demonstratave masive në të cilën një person humbi jetën, ndërsa më shumë se 100 u lënduan.
"Do të publikojmë një vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, të paktën në kryeqytetin Lima, deklaroi kryeministri i përkohshëm Ernesto Alvarez pas një takimi të kabinetit qeveritar.
Masat i referohen 10 milion personave që jetojnë në kryeqytet dhe në portin fqinje Kallao.
Mijëra persona dje protestuan në gjithë vendin kundër pasigurisë në rritje dhe strukturës sunduese.
Në përplasjet midis policisë dhe demonstruesve në Lima, që ishin më të dhunshmet që nga fillimi i demonstratave një muaj më parë, një person u vra nga policia, ndërsa të paktën 113 persona u plagosën, shumica e tyre policë, theksohet në të dhënat zyrtare.
Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria mund të kufizojë disa të drejta siç është liria e tubimit.
"Ora policore nuk është hequr... duke marrë parasysh se krimi nuk e respekton natën", shtoi Alvarez.
Ai shtoi se qeveria do të ndërmarrë një numër të madh masash ditët në vijim si pjesë e legalizimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Protestat në Peru kanë qenë intensive në gjashtë muajt e fundit kundër korrupsionit dhe rritjes së krimit dhe kundër ish presidentes Dina Boluarte e cila u rrëzua nga froni të enjten e kaluar.
Pasi parlamenti votoi për shkarkimin e saj me shumicë votash, kryetari i parlamentit, Hose Heri (38), mori përsipër detyrat e shefit të shtetit.
Demonstratat, si në muajt e mëparshëm në Indonezi, Nepal, Kenia, Madagaskar, udhëhiqen nga të rinjtë që kryesisht i përkasin "Gjeneratës Z". rq/
Foto: arkivi i MIA-s