• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria bullgare ka përgatitur kontratën për blerjen e serisë së dytë të tetë avionëve F-16 Bllok 70

Qeveria bullgare ka përgatitur kontratën për blerjen e serisë së dytë të tetë avionëve F-16 Bllok 70
Sofje, 16 nëntor 2022 (MIA) - Qeveria kalimtare e Bullgarisë deri në Kuvendin Popullor të 48-të ka dorëzuar marrëveshjen me SHBA-në  për ratifikim, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Qeveria kalimtare e bëri këtë veprim shtatë ditë pasi deputetët dhanë mbështetjen e tyre për projektin. Dorëzimi i marrëveshjes përkoi me krizën e raketave që goditi Poloninë. Qeveria bullgare miratoi paraprakisht kontratat një javë përpara se ato të miratoheshin nga parlamenti. Synimi është që ratifikimi i kontratës për 2.6 miliardë leva (1.350 miliardë euro) të përfundojë deri më 15 dhjetor dhe avionët të jenë në Bullgari deri në vitin 2027. Për shkak të raketës në Poloni, u.d. Gulab Donev njoftoi se po thërret Këshillin e Sigurimit pranë Këshillit të Ministrave pas takimit të ambasadorëve të NATO-s. sa/  

QËNDRONI TË LIDHUR