Qendra historike e Stambollit do të bëhet zonë për këmbësorë
- - Autoritetet në Stamboll planifikojnë ta shndërrojnë gradualisht qendrën historike të qytetit në një zonë për këmbësorë, me një ndalesë të plotë të automjeteve private, njofton gazeta "Hurijet dejlli njuz".
- Post By Ramize Qamili
- 12:49, 19 gusht, 2025
Stamboll, 19 gusht 2025 (MIA) - Autoritetet në Stamboll planifikojnë ta shndërrojnë gradualisht qendrën historike të qytetit në një zonë për këmbësorë, me një ndalesë të plotë të automjeteve private, njofton gazeta "Hurijet dejlli njuz".
Si hap i parë, një nga linjat e trageteve të automjeteve nga porti Sirkexhi, në afërsi të pallatit Topkapi do të transferohet në Jenikapi, rreth 3 kilometra larg qendrës.
Plani i ri i transportit parashikon dhe mbylljen e plotë të zonës përreth xhamisë së kaltërt për komunikacion të automjeteve, duke e bërë zonën një arenë për këmbësorë.
"Përpiqemi të zvogëlojmë kaosin në zemër të qytetit dhe të krijojmë hapësirë për ecje dhe rekreacion", deklaroi Pelin Alpkjokin, zëvendëssekretare e përgjithshme e Qytetit të Stambollit.
Sipas planeve, kufizimet do të shtrihen në pjesën aziatike të qytetit pasi linjat e reja të metrosë për në Beshiktash dhe Kabatash të përfundojnë deri në vitin 2027. Janë planifikuar madje korsi të reja "autobusësh", lidhje të avancuara të autobusëve me atraksione turistike, ndërtim i parkingjeve tampon dhe masa të tjera për lehtësimin e komunikacionit. rq/
Foto: piksabej