Putini vizitoi stacionin komandues të forcave ruse, dëgjoi raportin e personave të lartë ushtarakë për situatën rreth Kupjanskit
- Presidenti rus Vlladimir Putin vizitoi një nga punktet komanduese të Grupit ushtarak perëndimor, mori pjesë në një takim me udhëheqësit ushtarakë dhe dëgjoi raporte të hollësishme për situatën në drejtime të ndryshme, duke përfshirë dhe rreth Kupjanskit, informoi sekretari i shtypit të Putinit, Dmitrij Peskov.
- Post By Ramize Qamili
- 20:58, 20 nëntor, 2025
Moskë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin vizitoi një nga punktet komanduese të Grupit ushtarak perëndimor, mori pjesë në një takim me udhëheqësit ushtarakë dhe dëgjoi raporte të hollësishme për situatën në drejtime të ndryshme, duke përfshirë dhe rreth Kupjanskit, informoi sekretari i shtypit të Putinit, Dmitrij Peskov.
Në takim morën pjesë kryetari i Shtatmadhorisë, kryetari i Drejtorisë kryesore të operacioneve, komandanti i grupit Jugor të forcave dhe komandanti i Grupit ushtarak perëndimor, tha Peskov.
"Presidenti Putin dëgjoi raporte të hollësishme për situatën në Konstantinovka dhe në drejtim të Kramatorskut. Komandanti i Grupit ushtarak perëndimor foli për situatën rreth Kupjanskit", saktësoi ai.
Komandanti suprem theksoi se të gjitha detyrat e përcaktuara në takimin e mëparshëm të tillë më 25 tetor janë përmbushur, tha Peskov, duke shtuar: "Presidenti vlerësoi lart punën e komandës dhe shtabit dhe shprehu faleminderim". rq/
Foto: arkivi i EPA-s