Putini paralajmëroi se Rusia së shpejti do të prodhojë centrale bërthamore lundruese
- Putin sot paralajmëroi zhvillim revolucionar në fushën e energjisë bërthamore në kohë paqeje dhe se Rusia së shpejti do të prodhojë centrale bërthamore lundruese.
- Post By Ramize Qamili
- 21:20, 25 shtator, 2025
Moskë, 25 shtator 2025 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin sot paralajmëroi zhvillim revolucionar në fushën e energjisë bërthamore në kohë paqeje dhe se Rusia së shpejti do të prodhojë centrale bërthamore lundruese.
Putini në Forumin global bërthamor në Moskë deklaroi se sipas projeksioneve, resurset e uraniumit do të shterohen deri në vitin 2090, por kjo mund të ndodhë dhe më herët, transmetoi RIA Novosti.
Ai tha se Rusia deri në vitin 2030 do të lëshojë në funksion sistemin e parë të energjisë bërthamore në botë me një cikël të mbyllur karburanti në rajonin e Tomskit, që siç tha, do ta zgjidhë këtë problem. rq/
Foto: EPA