• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putini në nëshkroi dekret se arma bërthamore mbetet linja e fundit e mbrojtjes

Putini në nëshkroi dekret se arma bërthamore mbetet linja e fundit e mbrojtjes

Moska, 19 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar dekret me të cilin arma bërthamore mbetet linja e fundit e mbrojtjes.

Në dekretin e ri "Baza të gjeopolitikës në fushën e mbajtjes bërthamore" janë precizuar parametrat nën të cilat mund të përdoret kjo armë.

"Politika shtetërore në fushën e kufizimit bërthamor është nga natyra mborjtëse, e orientuar drejt mbajtjes së potencialit të forcave bërthamore në nivel të mjaftueshëm që të sigurohet kufizimi bërthamor dhe të garantohet mbrojtja e sovranitetit dhe intregritetit territorial të shtetit", theksohet në dokument.

Gjithashtu, në të shtohet se përgjigja bërthamore mund të shkaktohet në rast të një sulmi në Bjellorusi, e ndjekur nga një sulm masiv nga aeroplanë luftarakë, raketa lundrimi, drone dhe avionë të tjerë që fluturojnë mbi kufijtë e Rusisë.

Lëvizja e Putinit vjen vetëm dy ditë pasi media raportoi se administrata e presidentit amerikan Xho Bajden kishte autorizuar Ukrainën të përdorte raketa me rreze të gjatë për të goditur thellë në territorin rus.

Sipas raportimeve, Bajden e mori vendimin pasi mësoi se trupat nga Koreja e Veriut thuhet se kishin mbërritur në rajonin e Kurskut.

Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar se lëvizje të tilla mund të çojnë në shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR