• e premte, 05 dhjetor 2025

Putini ka shpallur armëpushim të Pashkëve

Putini ka shpallur armëpushim të Pashkëve

Moskë, 19 prill 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur armëpushim të Pashkëve dhe ndalimin e të gjitha operacioneve ushtarake, njoftoi Kremlini.

"Pala ruse, e udhëhequr nga shkaqet humanitare, ka shpall armëpushim të Pashkëve sot nga ora 18:00 [sipas kohës së Moskës] deri në 00:00 të dielën drejt të hënës. Urdhëroj ndërprerjen e të gjitha operacioneve ushtarake për këtë periudhë", deklaroi Putin në takimin e sotëm me shefin e Shtabit të përgjithshëm, Valeri Gerasimov.

Putin theksoi se trupat ruse, megjithatë, duhet të jenë të përgatitura për shkelje të mundshme të armëpushimit nga Kievi. Ata duhet të jenë të përgatitur për të zmbrapsur çdo provokim të armikut, çdo veprim të tij agresiv, theksoi presidenti rus.

Rusia dje njoftoi se ka përfunduar urdhri i Putinit nga 18 marsi për ndalimin njëmujor të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

"Muaji (i moratoriumit) ka skaduar. Tash për tash nuk ka asnjë udhëzim tjetër nga komandanti i përgjithshëm, presidenti (Vladimir) Putin", deklaroi zëdhënësi presidencial rus Dmitri Peskov në konferencën e tij të përditshme për media në Moskë.

Moska, megjithatë, e përshëndeti armëpushimin e pjesshëm si "njëfarë progresi" në rrugën e zgjidhjes së konfliktit në Ukrainë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR