• e premte, 05 korrik 2024

Putin mbërriti në Pekin

Putin mbërriti në Pekin

Pekin, 17 tetor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot ka arritur në Pekin, ku do të takohet me kolegun e tij kinez, Si Xhinping, për vizitë, të cilën do ta tregojë besimi i thellë i ndërsjellë dhe partneriteti pa kufij mes Kinës dhe Rusisë.

Putini nesër do të takohet me Si.

Ai për herë të fundit e vizitoi Kinën gjatë Lojërave olimpike dimërore në shkurt të vitit 2022 në Pekin, kur Rusia dhe Kina publikoi se partneriteti i tyre "nuk ka kufij" disa ditë para se presidenti rus të dërgojë dhjetëra mijëra ushtarë në Ukrainë.

Presidenti rus ka vizituar pak jashtë vendit pasi që Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN) në Hagë ka lëshuar urdhër për arrestimin e tij në mars, duke e akuzuar si të paligjshëm deportimin e fëmijëve nga Ukraina. Putin e vizitoi Kirgistanin në fllim të muajit. Urdhri i GJPN-së obligon 123 vende-anëtare që ta arrestojnë Putinin dhe ta transferojnë në Hagë për gjykim nëse hyn në territorin e tyre. As Kirgistani as Kina nuk janë anëtare të Tribunalit për krime lufte.

Si për herë të fundit u takua me "mikun e tij të mirë" në Moskë, vetëm disa ditë pas lëshimit të urdhrit. Pastaj Si e ftoi Putinin në forumin "Brezi dhe rruga", forum ndërkombëtar, me të cilin kryeson lideri kinez. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR