Putin: Konfliktet në Ukrainë dhe ish-BRSS janë rezultat i shpërbërjes së Bashkimit Sovjektik

Moskë, 29 shtator 2022 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka theksuar sot se konfliktet në vendet e ish-BRSS, përfshirë edhe Ukrainën, janë rezultat i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
“Mjafton të shohim se çfarë po ndodh tani midis Rusisë dhe Ukrainës dhe çfarë po ndodh në kufijtë e disa vendeve të tjera të Unionit të shteteve të pavarura (USHP). E gjithë kjo, natyrisht, është rezultat i rënies së Bashkimit Sovjetik”, tha Putin.
Këtë e deklaroi Putini në një takimin televiziv me krerët e shërbimeve të inteligjencës të ish-vendeve sovjetike, raportojnë mediat perëndimore. mb/