• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin hoqi sanksionet ruse ndaj disa bankave të huaja dhe fondeve të investimit

Putin hoqi sanksionet ruse ndaj disa bankave të huaja dhe fondeve të investimit
Moskë, 16 tetor 2022 (MIA) – Presidenti rus Vlladimir Putin ka nënshkruar dekret për heqjen e masave të posaçme ekonomike, të cilat janë vendosur në mars si përgjigje ndaj sanksioneve, për disa fonde të huaja investuese dhe banka zhvillimore. Në mes tyre janë edhe Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë, Banka Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik, Banka Ndërkombëtare e Investimeve, Fondi i Zhvillimit Ruso-Kirgistan dhe Banka e Re për Zhvillim BRIKS (NDB). Në veçanti, ato nuk do t'i nënshtrohen procedurës së transaksionit të përcaktuar me dekretin presidencial për masat e veçanta ekonomike nga 1 marsi i këtij viti. bs/  

QËNDRONI TË LIDHUR