Putin dhe Lukashenko e konfirmuan gatishmërinë për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit
- Presidenti rus Vladimir Putin ka biseduar në telefon me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krocus", deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
- Post By Melahat Baftija
- 12:18, 23 mars, 2024

Moskë, 23 mars 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka biseduar në telefon me homologun e tij bjellorus, Aleksandër Lukashenko, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij për sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krocus", deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Peskov deklaroi për gazetarët se Putini dhe Lukashenko e kanë konfirmuar gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër terrorizmit.
Sipas të dhënave të deritanishme, në sulmin terrorist në sallën e koncerteve "Krocus" afër Moskës kanë humbur jetën 93 persona, njoftoi Komiteti hetimor rus. mb/
Foto: MIA