• e hënë, 24 qershor 2024

Publikohen rregullat e debatit mes Bajdenit dhe Trampit, që do të mbahet më 27 qershor

Publikohen rregullat e debatit mes Bajdenit dhe Trampit, që do të mbahet më 27 qershor

Uashington, 16 qershor 2024 (MIA) - Televizioni amerikan CNN i ka shpallur rregullat e debatit për të cilin janë dakorduar kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, presidenti aktual amerikan Xhozef Bajden dhe ish-presidenti Donald Tramp, që do të mbahet më 27 qershor. 

Të dy kandidatët presidencialë do të dalin në një podium që do të duket njësoj dhe që do t'u ndahet atyre me hedhje të një monedhë, raportoi CNN.

Debati, i cili do të mbahet në Atlanta, Xhorxhia, do të moderohet nga drejtuesit e CNN, Xhejs Toper dhe Dejna Besh, ndërsa Tramp dhe Bajden do të kenë vetëm letër, stilolaps dhe një shishe ujë gjatë debatit.

"Mikrofonat e kandidatëve do të mbyllen gjatë debatit, përveç kur është radha e tyre për të folur", njoftoi CNN, duke shtuar se moderatorët "do të përdorin të gjitha mjetet e disponueshme" për të siguruar afatin kohor dhe diskutimin e civilizuar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR