• e diel, 22 dhjetor 2024

Protestuesit nëpër Izrael theksojnë se fitorja e plotë mbi Hamasin nuk është e mundur

Protestuesit nëpër Izrael theksojnë se fitorja e plotë mbi Hamasin nuk është e mundur

Tel-Aviv, 16 qershor 2024 (MIA) - Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan mbrëmë në Tel-Aviv dhe në mbarë Izraelin, me ç'rast folësit në protesta theksuan se fitorja e plotë mbi Hamasin nuk është e mundur dhe se lufta duhet të përfundojë për të siguruar lirimin e pengjeve.

Protestat, që mbahen një herë në javë u organizuan mbrëmë në kushte të qorrsokakut të bisedimeve për armëpushim me Hamasin ekstremist palestinez, vetëm disa orë pasi tetë ushtarë izraelitë u vranë në luftimet në Rafah në jug të Gazës.

Disa demonstrues në rrugën Kaplan të Tel-Avivit i vunë flakën tendave për të protestuar kundër dështimit të qeverisë izraelite për të ndërmarrë veprime përballë sulmeve të pamëshirshme të Hezbollahut libanez në Izraelin verior.

Ata janë përplasur me policinë kur kanë tentuar të bllokojnë autostradën kryesore.

Përfaqësuesit e familjeve të pengjeve demonstruan aty pranë, duke argumentuar se Izraeli nuk mund ta fitonte kurrë plotësisht luftën.

Policia ka arrestuar 12 persona për prishje të rendit publik, duke përfshirë bllokimin e rrugëve dhe demonstrimin më të gjatë sesa lejohet, raportojnë mediat izraelite.

Në demonstratat në jug të Izraelit afër Gazës ishte i pranishëm edhe lideri i Partisë për Unitet Kombëtar të Izraelit, deputeti Beni Ganc, për herë të parë që kur e tërhoqi partinë nga qeveria javën e kaluar. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR