• e premte, 22 nëntor 2024

Protestat në Shangaj për shkak të kufizimeve për Kovid-19

Protestat në Shangaj për shkak të kufizimeve për Kovid-19
Shangaj, 27 nëntor 2022 (MIA) – Në Shangaj sot shpërthyen protesta për shkak të mbylljes si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, theksuan dëshmitarët okularë në deklaratat për mediat perëndimore, derisa në Kinë rritet zemërimi kundër politikës drakoniane “zero-kovid” që qeveria e zbaton gati tre vjet. Në një video në internet, e cila sipas agjencisë France pres është incizuar në një rrugë në qendër të Shangait, qindra protestues brohorisin "Si Xhinping dorëheqje" dhe e dënojnë Partinë Komuniste Kineze, transmeton Beta. Një tjetër video tregon njerëz që mblidhen në qendër të Shangait për të nderuar dhjetë personat e vrarë në një zjarr në Urumçi në rajonin perëndimor të Sinxhijang. Në shumë raporte në rrjetet sociale në Kinë treguan se ngjarjet u përkeqësuan nga masat anti-kovid pasi ato ngadalësuan mbërritjen e ndihmave. Sipas postimeve të tjera në rrjetet sociale, në disa universitete të vendit janë organizuar vigjilje në kujtim të të vdekurve në Urumçi. Policia ka arrestuar të paktën dy persona për arsye të panjohura, ka shtuar dëshmitari për Frans pres, transmeton Beta. Autoritetet e kufizuan onlajn diskutimin për demonstratat. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR