• e diel, 22 dhjetor 2024

Protestë para ndërtesës së Qeverisë në Beograd: Aktivistët kërkojnë dorëheqje nga ministri Vesiq

Protestë para ndërtesës së Qeverisë në Beograd: Aktivistët kërkojnë dorëheqje nga ministri Vesiq

Beograd, 3 nëntor 2024 (MIA) - Qindra persona janë mbledhur sot para Ministrisë së Ndërtimtarisë, Transportit dhe Infrastrukturës në Beograd, për të protestuar pas incidentit në Novi Sad, që ka lënë 14 persona të vdekur, ndërsa tre janë duke luftuar për jetë, si pasojë e shembjes së një strehe prej betoni në stacionin hekurudhor, të cilët kërkojnë dorëheqjen e ministrit, Goran Vesiq dhe kërkojnë llogaridhënie nga Qeveria për incidentin.

Në zonën e protestës janë parë forca të shumta policore, të cilat ua kanë pamundësuar pjesëmarrësve afrimin në ndërtesat e institucioneve shtetërore.

Protestuesit janë parë duke mbajtur mbishkrime, “Krim, jo tragjedi” dhe “Korrupsioni vret”. Disa janë dëgjuar edhe duke bërtitur “tradhti” dhe “dorëheqje”.

Protesta ka nisur në Sheshin Sava, para stacionit të vjetër hekurudhor në Beograd, fillimisht me një minutë heshtje për t’i nderuar viktimat në Novi Sad e më pas ka vazhduar me leximin e emrave të tyre.

Protestuesit kanë ecur më vonë drejt Ministrisë dhe më vonë deri te ndërtesa e Qeverisë së Serbisë, në qendër të Beogradit, prej ku e kanë vazhduar protestën.

Në kuadër të protestës, disa pjesëmarrës kanë lyer duart e tyre me ngjyrë të kuqe dhe kanë lënë dëshmi para ndërtesës së Qeverisë, duke iu treguar simbolikisht autoriteteve, siç thonë ata, se i kanë “duart me gjak”.

Shkaku i shembjes së strehës prej betoni nuk dihet ende. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR