Prokuroria Evropiane kërkon heqjen e imunitetit të 11 deputetëve grekë për shkak të skandalit të subvencioneve bujqësore
- Prokurori Evropian ka kërkuar heqjen e imunitetit të 11 deputetëve aktualë si pjesë e hetimit për mashtrim të mundshëm të organizuar në lidhje me subvencionet bujqësore, ndërsa nën hetim janë edhe pesë ish-deputetë, kumtuan nga Zyra e Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ramize Qamili
- 13:32, 1 prill, 2026
Athinë, 1 prill 2026 (MIA) - Prokurori Evropian ka kërkuar heqjen e imunitetit të 11 deputetëve aktualë si pjesë e hetimit për mashtrim të mundshëm të organizuar në lidhje me subvencionet bujqësore, ndërsa nën hetim janë edhe pesë ish-deputetë, kumtuan nga Zyra e Prokurorisë Publike Evropiane (EPPO), njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetëve lidhet me veprime që ka të ngjarë të jenë kryer në vitin 2021.
Paralelisht, Parlamentit grek iu dorëzua edhe informacion në lidhje me përfshirjen e mundshme të një ish ministri dhe zëvendësministrit të zhvillimit rural dhe ushqimit.
Prokuroria Publike Evropian po heton skandalin që përfshin subvencionet bujqësore evropiane të përfituara në mënyrë të paligjshme përmes Agjencisë për Menaxhimin e Subvencioneve të BE-së (OPEKEP) dhe po kryen hetime të shumta mbi mashtrime të mundshme të organizuara e cila përfshinë zyrtarë publikë nga agjencia greke.
"Që EPPO-ja të jetë në gjendje të vazhdojë hetimin e saj dhe të përcaktojë faktet, kryeprokurorja Evropiane ka kërkuar heqjen e imunitetit të 11 deputetëve aktualë, në përputhje me nenin 29 të Rregullores së EPPO-së. Hetimi ka të bëjë me vepra të dyshuara penale dhe kundërvajtje kundër interesave financiare të BE-së, përkatësisht nxitje për shkelje të besimit, mashtrim kompjuterik dhe dhënie deklaratash të rreme me qëllim përfitimin e një avantazhi të paligjshëm për të tjerët, kumtuan nga EPPO-ja.
Lidhur me informacionin rreth përfshirjes së mundshme të një ish-ministri dhe zëvendësit të tij gjatë kohës që ishin në detyrë, ata shpjeguan se sipas nenit 86 të Kushtetutës greke, nëse gjatë një hetimi dalin prova që lidhen me vepra të mundshme penale të kryera nga ministrat gjatë kohës që ishin në funksion, ato duhet t'i përcillen menjëherë Parlamentit.
"Kjo kufizon aftësinë e EPPO-së për të kryer plotësisht hetimin dhe e detyron atë të ndajë procedurat në pjesën që ka të bëjë me përgjegjësinë e mundshme penale të anëtarëve të Qeverisë greke", shtoi Prokuroria Publike Evropiane.
Potencuan se nuk do të publikonin detaje shtesë në mënyrë që të mos rrezikonin rezultatin e procedurave në vazhdim, por gjithashtu se të gjithë personat e përfshirë konsiderohen të pafajshëm derisa të provohet e kundërta para gjykatave kompetente greke.
Zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis, deklaroi se kumtesa e sotme nga Prokuroria Publike Europiane “përfaqëson një përparim serioz”.
"Presim që lënda të dorëzohet në Parlamentit grek, në mënyrë që çdo rast të shqyrtohet individualisht", tha Marinakis. rq/
Foto: arkivi i MIA-s