• e hënë, 09 mars 2026

Pritet të fillojë sot gjykimi ndaj Imamogllut

Pritet të fillojë sot gjykimi ndaj Imamogllut

Ankara, 9 mars 2026 (MIA) - Gjyqi i shumëpritur për akuzat për korrupsion dhe krim të organizuar kundër prefektit të shkarkuar të Stambollit, Ekrem Imamogllu, pritet të fillojë sot.

Ai është shoqëruar më 19 mars të vitit 2020, ndërsa më 23 mars të vitit 2025 u arrestua dhe që atëherë ndodhet në burg në Silivri, pranë Stambollit. Një ditë para ndalimit të tij, diploma e tij e arsimit të lartë iu revokua, gjë që e privon nga e drejta për të kandiduar për president në të ardhmen.

Në seancën e parë dëgjimore në çështjen kundër Ekrem Imamgllu, e cila është planifikuar të fillojë sot, do të paraqiten edhe 407 të pandehur të tjerë, 105 prej të cilëve janë në paraburgim. Seancat dëgjimore do të mbahen katër ditë në javë deri në fund të prillit, raportoi NTV.

Çështjen do të shqyrtojë Këshilli i parë e Gjykatës së 40-të të Krimeve të Rënda në Stamboll.

Gjyqi ishte planifikuar të zhvillohej në sallën e re të gjyqit të kompleksit të burgut Marmara në Silivri, por për shkak të vonesave në ndërtim, seanca e parë do të mbahet në sallën ekzistuese të gjyqit, e cila ka një kapacitet më të vogël.

Aktakuza, detajet e së cilës janë publikuar paraprakisht në mediat turke, përmban 3.739 faqe. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR