• e hënë, 23 dhjetor 2024

Prigozhin: Ushtria ruse është tërhequr nga Bahmuti

Prigozhin: Ushtria ruse është tërhequr nga Bahmuti

Kiev, 18 maj 2023 (MIA) - Themeluesi i grupit të mercenarëve "Vagner", Evgenij Prigozhin, sot e ka akuzuar armatën e rregullt ruse se është tërhequr 570 metra në veri të qytetit dhe i ka lëshuar krahët që i kanë mbajtur Vagnerët e tij, transmetoi "Skaj Njuz" britanik.

Forcat e grupit "Vagner" e kanë kryesuar sulmin e Bahmutit në njërin nga betejat më të përgjakshme dhe më të gjata nga lufta në Ukrainë, të cilën Moska e quan "operacion special ushtarak".

Në disa muajt e fundit, njësitet e armatës së regullt ruse u japin mbështetje marcenarëve të Prigozhin në dhe rreth Bahmutit.

Prigozhin, i cili paraprakisht e akuzoi Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe gjeneralët udhëheqës rus se nuk bëjnë mjaftueshëm që t'i mbështesin mercenarët e tyre, kërkuan sot nga Ministria e Mbrohtje "që të bëjë gjithçka që t'i mbrojë krahët e linjës së frontit", pas, siç pohoi tërheqjen e armatës ruse nga atje.

“Për fat të keq, ushtarët e Ministrisë së Mbrojtjes ruse u tërhoqën 570 metra në veri të Bahmutit dhe hapën pozicionet tona në krahë”, tha Prigozhin në një mesazh zanor të postuar në mediat sociale, raportuar nga mediat britanike.

"I bëj thirrje udhëheqjes së Ministrisë së Mbrojtjes - publikisht - sepse askush nuk i lexon letrat e mia", tha Prigozhin dhe më pas iu drejtua drejtpërdrejt ministrit rus të Mbrojtjes, Sergej Shojgu dhe shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë, Valerij Gerasimov: "Ju lutemi, mos i lini pozicionet ndaj tyre (ukrainasve).

Grupi “Vagner” prej disa ditësh pretendon se ka pushtuar pjesën më të madhe të qytetit të shkatërruar, ndonëse me humbje të mëdha. Por ushtria ukrainase pretendon se, vetëm në ditët e fundit, ajo ka pushtuar dhjetëra kilometra katrorë rreth Bahmutit. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR