• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti turk Erdogan ka mbërritur për vizitë dyditore në Katar

Presidenti turk Erdogan ka mbërritur për vizitë dyditore në Katar

Doha, 4 dhjetor 2023 (МИА) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot ka  mbërritur për vizitë zyrtare në kryeqytetin e Katarit, Doha, njofton Anadollu. 

Erdogan në aeroportin ndërkombëtar Hamad është pritur nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Mbrojtës së Katarit, Kalid bin Mohamed al Atijah, ambasadori turk në Doha, Mehmet Mustafa Goks dhe përfaqësues tjerë zyrtarë.

Erdogan dhe emiri i Katarit, Tamin bin Hamad al Tani do të bashkëkryesojnë me takimin e nëntë të Komitetit suprem strategjik të Turqisë dhe Katarit.

Në takim do të bisedohet për të gjitha aspektet e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Katarit, ndërsa do të shqyrtohen edhe mjetet për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në fusha të ndryshme. Pritet që liderët të shkëmebjnë mendime për çështje rajonale dhe globale, duke i përfshirë edhe sulmet e Izraelit mbi Gazën dhe territoret e okupuara palestineze.

Erdogan nesër do të marrë pjesë edhe në samitin e 44-të të Këshillit për bashkëpunim në Gadishull.

Gjatë vizitës pritet të nënshkruhen marrëveshje të ndryshme dypalëshe. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR