• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti shqiptar Begaj do të marrë pjesë në Samitin Brdo-Brioni në Shkup

Presidenti shqiptar Begaj do të marrë pjesë në Samitin Brdo-Brioni në Shkup

Tiranë, 10 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, niset sot për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve në Procesin e Brdo Brionit, i cili këtë vit organizohet në Shkup.

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës shqiptare, pritet që liderët në këtë samit të miratojnë një deklaratë të përbashkët, ku të evidentojnë sfidat dhe prioritetet rajonale, veçanërisht në aspektin e integrimit evropian, por edhe çështje të tjera me rëndësi rajonale.

Përgjatë dy ditëve, presidenti Begaj do të zhvillojë edhe takime të karakterit dypalësh, si edhe do të takohet me liderat e partive politike shqiptare. mb/

Foto: FB i Begaj

QËNDRONI TË LIDHUR