• e hënë, 23 dhjetor 2024

Presidenti meksikan kumtoi se Bajden do ta vizitojë vendin në fillim të vitit të ardhshëm

Presidenti meksikan kumtoi se Bajden do ta vizitojë vendin në fillim të vitit të ardhshëm
Meksiko Siti, 25 nëntor 2022 (MIA) – Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador sot deklaroi se presidenti amerikan Xho Bajden do ta vizitojë Meksikën në fillim të janarit në kuadër të Samitit të liderëve të Amerikës Veriore, i cili paraprakisht ishte planifikuar për në dhjetor. Lopez Obrador e paralajmëroi vizitën e Biden në konferencë për shtyp ndërsa qeveria e tij tenton t'i zgjidhë mosmarrëveshjet e mëdha rreth politikës energjetike të Meksikës me SHBA-në dhe Kanadanë. Lopez Obrador tha se me siguri takimi bilateral me kryeministrin kanadez Xhastin Trudo dhe takimin e tre liderëve do të vijojë pas takimit me Bajdenin. Në bisedimet midis liderëve të vendit, ndër të tjera pritet të bisedohet edhe për marrëveshjen tregtare SHBA-Meksikë-Kanada (USMCA). Në korrik, Uashingtoni dhe Otava kërkuan që politika energjetike e Lopez Obrador të diskutohet në kuadër të USMCA-së, duke pohuar se i diskriminon kompanitë amerikane dhe kanadeze. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR