Presidenti izraelit dënon sulmin e kolonëve hebrenj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor
- Presidenti izraelit Isak Hercog mbrëmë dënoi sulmin "tronditës dhe të rëndë" nga kolonët hebrenj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund valës në rritje të dhunës nga ana e kolonëve në territorin e pushtuar.
- Post By Ramize Qamili
- 08:11, 13 nëntor, 2025
Jerusalem, 13 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti izraelit Isak Hercog mbrëmë dënoi sulmin "tronditës dhe të rëndë" nga kolonët hebrenj ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor, duke bërë thirrje për t'i dhënë fund valës në rritje të dhunës nga ana e kolonëve në territorin e pushtuar.
Dhjetëra kolonë hebrenj të maskuar të martën sulmuan fshatrat palestineze Beit Lid dhe Deir Sharaf në Bregun Perëndimor. Ata fillimisht dogjën automjete dhe prona të tjera, ndërsa më pas sulmuan ushtarët të cilët iu përgjigjën dhunës së tyre, duke dëmtuar një automjet ushtarak.
Policia kumtoi se katër izraelitë u arrestuan, ndërsa armata kumtoi se katër palestinezë u plagosën. rq/
Foto: arkivi i MIA-s