• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Presidenti i Shqipërisë të hënën për vizitë në Kosovë, e para jashtë vendit pas zgjedhjes

Presidenti i Shqipërisë të hënën për vizitë në Kosovë, e para jashtë vendit pas zgjedhjes
Tiranë, 13 gusht 2022 (MIA) - Paraardhësi i tij, Ilir Meta, me vizitën në Kosovë e rrumbullakësoi mandatin pesëvjeçar ndërsa presidenti i ri e zgjodhi mu Kosovën për destinacion të parë për vizitë jashtë vendit pas zgjedhjes së tij më 24 korrik. "Tre javë pas marrjes së funksionit president i Shqipërisë, Bajram Begaj nuk e shkeli traditën. Vizitën e parë jashtë si president do ta realizojë në Prishtinë", lajmëruan mediumet shqiptare.

Shtojnë se të hënën, më 15 gusht, spikeri i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca do të jetë nikoqir i presidentit të Republikës së Shqipërisë, me të cilin Begaj do ta realizojë edhe takimin e parë, pas çka do të takohet edhe me kreun shtetëror të Kosovës dhe liderët e partive politike.

Begaj (55), funksionin e mori më 24 korrik pas betimit të dhënë në parlament dhe ceremoninë solemne në rezidencën presidenciale.

Begaj ishte propozim i socialistëve ndërsa më 24 korrik e mori mbështetjen nga deputetët në shtëpinë ligjvënëse me 78 vota

Ai është presidenti i tetë i Shqipërisë pas rënies së komunizmit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR