• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Presidenti i sapozgjedhur i Iranit e emëroi Mohamed Eslamin shef të programit bërthamor iranian

Presidenti i sapozgjedhur i Iranit e emëroi Mohamed Eslamin shef të programit bërthamor iranian

Teheran, 10 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur iranian, Masud Pezeshkian, e ka riemëruar Mohamed Eslamin në krye të programit bërthamor të Iranit, raportojnë mediat iraniane.

“Për shkak të përvojës suaj të vlefshme menaxheriale, ju emëroj si zëvendëspresident dhe shef i Organizatës për energji bërthamore”, thuhet në deklaratën e presidentit Pezeshkian për emërimin e tij të transmetuar nga mediat shtetërore iraniane.

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari Mohamed Eslami do ta vazhdojë punën e tij si shef i programit bërthamor të Iranit dhe do të jetë një nga disa nënpresidentët e vendit. Siç raportojnë agjencitë e huaja, ai është shkolluar në SHBA dhe ishte nën sanksionet e OKB-së 16 vjet më parë. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR