Presidenti i Malit të Zi e shpërndau Kuvendin
- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq sot e shpërndau Kuvendin, që është uvertyrë për shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në bazë të ndryshimeve kontestuese të Ligjit për president.
- Post By Melahat Baftija
- 19:13, 16 mars, 2023
Podgoricë, 16 mars 2023 (MIA) - Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq sot e shpërndau Kuvendin, që është uvertyrë për shpallje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në bazë të ndryshimeve kontestuese të Ligjit për president.
Në paraqitjet e tij publike, përfaqësuesit nuk janë kontraktuar nëse Gjukanoviqi duhet të veprojë konform ligjeve kontestuese, kushtetueshmëria e së cilës është nën pikëpyetje, transmeton Beta.
"U shpërbë konvokimi i 27-të i Kuvendit të Malit të Zi. Dekreti.. hyn në fuqi me ditën e miratimit të tij. Ky dekret do të publikohet në Gazetën zyrtare të Malit të Zi", theksohet në dekret.
Në komunikatën e Kabinetit të Gjukanoviqit theksohet se dekreti është marrë në bazë të nenit 92 pika 3 nga Kushtetuta e Malit të Zi. mb/