• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Presidenti i Bullgarisë nga nesër për vizitë dyditore në Kosovë

Presidenti i Bullgarisë nga nesër për vizitë dyditore në Kosovë

Prishtinë, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti bullgar Rumen Radev nesër do të udhëtojë për vizitë dyditore në Kosovë, njoftuan nga Kabineti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani do ta presë presidentin Radev me një ceremoni shtetërore duke filluar nga ora 10:00 në sheshin “Ibrahim Rugova”, thuhet në komunikatë.

Pas takimit, Osmani dhe Radev do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Për momentin nuk ka informacione se me kë tjetër do të takohet presidenti bullgar gjatë vizitës së tij në Kosovë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR